Janeva: Në Këshillin e prokurorëve publik diskutuam për disa lëndë

Maqedonia

Janeva: Në Këshillin e prokurorëve publik diskutuam për disa lëndë

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 15:58
Prokurorja speciale, Katica Janeva

Prokurorja speciale, Katica Janeva, e ka përfunduar takimin e saj me Këshillin e Prokurorëve Publik të Maqedonisë. ku është diskutuar për rastin ”Puç”, për të cilin rast, i dyshuar kryesor ka qenë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Janeva ka bërë të ditur se në takim me Petar Anevskin e KPP-së nuk është diskutuar konkretisht për rastin ”Puç” nga i cili rast PSP-ja u tërhoq, por është diskutuar për më shumë raste që PSP-ja i ka hapur.

Janeva nuk përmendi se për cilat raste është diskutuar, por bëri të ditur se do të dilet me njoftim konkret për takimin në fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat