Arsimi i të rriturve në Maqedoni: 2.000 studentë pjesë të projektit 30/35

Maqedonia

Arsimi i të rriturve në Maqedoni: 2.000 studentë pjesë të projektit 30/35

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 16:40
Ilustrim

Në vitin 2015, 29% e popullatës të moshës në mes 30 dhe 34 vjet në Maqedoni, kanë të kryer vetëm shkollimin e mesëm, në krahasim me 12% të vitit 2006 , mësohet nga anketa e fundit “Prej universitetit në punë”, e realizuar nga Drejtoria për arsim të Komisionit Evropian, tha në pres-konferencë zëvendësministri i Arsimit Spiro Ristovski.

Projekti 30/35, të cilin Ministria e Arsimit e implementoi qe shtatë vite, bën fjalë për mundësitë që personat e rritur (meshkujt prej 35 vjet dhe femrat prej 30 vjet) të mund të kryejnë shkollimin e lartë. Për shtatë vitet e fundit , beneficionet e këtij projekti i kanë shfrytëzuar tanimë dy mijë qytetarë.

“Vetëm gjatë këtij viti akademik, 2016/2017, shfrytëzues të këtij projekti janë 130 kandidatë të cilët kanë aplikuar në këtë konkurs”, njoftoi Ristovski.

Shfrytëzuesit e këtij projekti, gjatë shtatë viteve të fundit, janë të regjistruar në të gjitha drejtimet, ndërkaq drejtimet që më së shumti zgjidhen nga kandidatët janë ato të teknikës, matematikës dhe shkencave mjekësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat