VMRO-DPMNE: Sulmet ndaj gazetarëve janë të turpshme dhe të pahijshme

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Sulmet ndaj gazetarëve janë të turpshme dhe të pahijshme

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 17:59
VMRO-DPMNE

Kërcënimet publike të ish-deputetit të LSDM-së Esad Rahiq të drejtuara deri te të gjithë gazetarët të cilët e kanë informuar opinionin për krimet e njerëzve të përfshirë drejtpërdrejtë me kreun e partisë së tij janë të turpshme dhe të pahijshme, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp Kërste Jovanovski nga VMRO-DPMNE-ja.

“VMRO-DPMNE-ja në mënyrë më të ashpër i dënon kërcënimet dhe i inkurajon institucionet që të mos i nënshtrohen tentimeve të LSDM-së për fshehje të krimit të eksponentëve të tij. Njëherit, i inkurajojmë mediat të mos jenë viktimë e druajtjes të cilën dëshiron ta mbjellë Zoran Zaev dhe ju bëjmë thirrje deri në fund ta hulumtojnë të vërtetën”, deklaroi Jovanovski.

Opinionin, vazhdoi ai, e intereson nëse Zoran Zaev ka qenë në dijeni për biznesin në të zezë me drogë të mikut të tij dhe nëse i ka ndihmuar në trafikimin me lëndë narkotike dhe nëse nga e gjithë kjo ka marrë para për vete ose për partinë?

“Presim për këtë hetimi të hapë përgjigje të edhe shumë pyetjeve tjera. Të gjithë të cilët kanë punuar në kundërshtim me ligjin duhet të përgjigjen”, deklaroi Jovanovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat