Civil: Maqedonia është vend i errët për jetesë

Maqedonia

Civil: Maqedonia është vend i errët për jetesë

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 18:36
Civili

Përmes një kumtese, Civil – Qendra për liri konsideron se ”shkelja e vazhdueshme dhe sistematike e të drejtave dhe lirive të njeriut, politikat e këqija në sferën e drejtësisë sociale, varfëria në rritje, mosfunksionimi i sindikatave të cilat duhet t’i mbrojnë të drejtat e punëtorëve, keqpërdorimi i çështjeve sociale në kontekst zgjedhor dhe politik, është “traditë” e cila ka rrënjë të thella në Republikën e Maqedonisë.”

Në kumtesën e kësaj OJQ-je, mes tjerash thuhet se ”Maqedonia është vend i errët për jetesë. Si i tillë, vendi ynë e pret edhe këtë 20 shkurt, Ditën botërore të drejtësisë sociale.

Një numër i madh i njerëzve për çdo ditë përballen me diskriminim dhe shkelje të të drejtave sociale, në një sistem tepër të korruptuar që është në bashkëpunim me sundimin kriminel në të cilin viktimizohen pikërisht të varfrit dhe të padrejtësuarit.

Hulumtimet dhe analizat që Civili i ka zbatuar me projektin “Drejtësi sociale tani!” dhe “Premtime dhe keqpërdorime”, si dhe përkushtimi i për zbardhjen publike të padrejtësive sociale, tregojnë për faktin se keqpërdorimi i çështjeve sociale në Maqedoni rrjedh prej robërimit të shtetit dhe manipulimeve në luftën për fuqi.

Për fat të keq, me thellësimin e krizës politike në vend, mund të përfundohet se Maqedonia ditë e më shumë fundoset në varfëri, por edhe përjashtim total të grupeve të rrezikuara sociale të qytetareve dhe qytetarëve.

Civili i fton të gjitha partitë politike, institucionet dhe rregullatorët, të çlirohen nga shtrëngimet partiake dhe të reagojnë me kohë për keqpërdorimet e drejtësisë sociale.

Civili u drejtohet edhe qytetareve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë që të mos frikësohen dhe me guxim dhe lirë të flasin për problemet e tyre, dhe publikisht të luftojnë për të drejtën e garantuar kushtetuese për jetë dinjitoze”, thuhet mes tjerash në kumtesën e Civil-Qendra për liri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat