‘Komunikacioni hekurudhor në kolaps, punonjësit në agoni!’

Maqedonia

‘Komunikacioni hekurudhor në kolaps, punonjësit në agoni!’

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 12:08
Ilustrim

Gjendja e së hekurudhave në Maqedoni jo nga dje, greva është rezultat i politikave të këqia menaxheriale, në vend që të sigurojnë suguri dhe rroga punonjësve. Pa rroga nuk jetohet, punonjësit jetojnë në prag të varfërisë , punohet nën masa të rrepta, në vend të zhvillimit dhe rilindje, kështu ka vlerësuar kryetari i Konfederatës së organizatave sindikaliste, Marjan Risteski.

Hekurudha sipas tij duhet të jetë komunikacion arterie kryesore e cila do të ofrojë cilësi dhe transport të besueshëm. Por në vend, ai tha, bëhet fjalë për mbijetesë, dhe jo për mirëmbajtje të qëndrueshme të sistemit. “Unë pres shumë shpejt të kapërcehet kriza politike dhe në fund të formohet një qeveri që do të trajtojë problemet e qytetarëve. Mendoj se kjo krizë politike ka zgjatur shumë gjatë, e cila ka reflektuar edhe në ekonomi edhe në të gjitha fushat e jetës. Odat Ekonomike disa herë kanë bërë thirrje se kjo situatë është e paqëndrueshme dhe ekonomia në çdo moment mund të shkojë në kolaps. Shpresojë se përsëri në Maqedoni do të mbizotërojë arsyeja”, thotë Ristevski. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat