Çfarë do të ndodhë në Maqedoni, nëqoftë se VMRO mbetet në opozitë?

Maqedonia

Çfarë do të ndodhë në Maqedoni, nëqoftë se VMRO mbetet në opozitë?

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 13:01
Ilustrim

Pas disa vitesh në qeverisje, zgjedhjet e fundit në Maqedoni shënuan një humbje të madhe për VMRO-DPMNE-në. Megjithatë, Nikolla Gruevski arriti të marrë mandatin e presidentit Ivanov për formimin e qeverisë së re, por nuk arriti të...

Pas disa vitesh në qeverisje, zgjedhjet e fundit në Maqedoni shënuan një humbje të madhe për VMRO-DPMNE-në. Megjithatë, Nikolla Gruevski arriti të marrë mandatin e presidentit Ivanov për formimin e qeverisë së re, por nuk arriti të krijojë koalicion me palën shqiptare, e cila ishte decizive për krijimin e qeverisë. 

Sipas zhvillimeve të fundit mes LSDM-së dhe BDI-së, të cilat ende nuk kanë arritur në një përfundim, nga VMRO-ja nuk ndalet me kërcënimet nacionaliste ku thotë se do të ketë probleme nëse BDI hyn në koalicion me LSDM-në.

Këtë gjë nuk e përjashton as ish shefi i diplomacisë maqedonase Denko Maleski, ku në një deklaratë të dhënë për median tha se nuk duhet të përjashtohet mundësia që VMRO-DPMNE të keqpërdorë nacionalizmin, gjë e cila u bë retorikë dhe është prezente javëve të fundit.

 "Ajo që qytetarët e presin nga VMRO-DPMNE është që të respektojë pozitën e saj të re, dhe ajo është të shkojë në opozitë dhe nëpërmjet zgjedhjeve të ardhshme parlamentare përsëri të tregojë qëndrimet e saj.

 Gjithsesi nuk duhet anashkaluar edhe opsionin tjetër të VMRO-së që të keqpërdorë nacionalizmin, retorikë e cila është më tepër prezente javëve të fundit ku vet ne jemi dëshmitarë që kemi përballje direkte të platformave nacionale edhe pse e vërteta e krizës ishte një sistem i shkatërruar politik të cilën duhej ta përmirsonim dhe kjo ishte synimi kryesor i zgjedhjeve dhe ndryshimeve, krijimi i një sistemi demokratik politik për një qeveri përgjegjëse, megjithatë u shpik dhe kjo temë dhe kam frikë që kjo temë nacionaliste të përdoret nga partia edhe më tej, kjo do të ishte vërtet për të ardhur keq nëse ndodh por nuk duhet të përjashtohet kjo mundësi sepse bëhet fjalë për ndryshimin e sistemit tonë politik sepse është në dyshim e ardhmja e udhëheqësve të VMRO-së kështu që nuk përjashtohet edhe ky skenar", tha Maleski.

Mendim të njejtë ndau gjithashtu dhe politologu Deniz Memedi, ku në një deklaratë të dhënë për Zhurnal theksoi se reagimi i VMRO-së do të jetë i menjëhershëm ku do të vijojnë protesta masive të cilët mund të krijojnë dhe destabilitet të ri brenda shtetit.

"Nga deklaratat e krerëve të lartë të partisë dhe rrethit të ngushtë të akademikëve dhe analistëve afër DMPNE’së vetëm se duhet ti kemi të qarta veprimet të cilat do të pasojnë si rezultat i koalicionimit BDI me LSDM. 

Mediumet, analistët, akademikët që tani akuzojnë LSDM’në për shitje të interesave shtetërore duke dhënë hapësirë për krijim të shtetit binacional me pranimin e ligjit për gjuhën shqipe.

 Dhe si vazhdim i këtijë koalicionimi të mundshëm i BDI’së me LSDM me siguri do të manifestohet me protesta masive nga DPMNE të cilët munden në suaza esktreme të krijojnë edhe destabilitet të ri brenda shtetit.

 Ndërkohë brenda parlamentit disa here vetëm se u tha që çdo ligj i rëndësishëm që duhet të kalojë me 2/3 e votave në parlament DMPNE do ta bllokojë", përfundoi Memedi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat