U organizua diskutimi ”Angazhimi rinor në bashkësi, rajoni planor i Shkupit”

Maqedonia

U organizua diskutimi ”Angazhimi rinor në bashkësi, rajoni planor i Shkupit”

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 13:36
Ilustrim

Në Shkup u mbajt sot diskutim rajonal me temë ”Angazhimi rinor në bashkësi, rajoni planor i Shkupit”, që u organizua nga IPA2 Mekanizmi për organizata qytetare.

Në këtë mekanizëm ka 229 anëtarë nga Maqedonia me veprimtari të ndryshme. Qëllimi i diskutimit është promovimi i politikave të IPA mekanizmit në të gjitha rajonet planore të Maqedonisë.

Qëllimi kryesor i projektit është identifikimi i praktikave të mira, politikave dhe masave për përfshirjen e të rinjve si pjesë aktive e shoqërisë përmes forcimit të partneritetit ndërmjet organizatave qytetare dhe veprimtarëve të ndryshëm rrethprocesit të programimit, zbatimit dhe monitorimit të Instrumenteve të paraanëtarësimit për periudhën 2014-2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat