LSDM: Institucionet të mos tërhiqen në mbrojtjen e pushtetit kriminal

Maqedonia

LSDM: Institucionet të mos tërhiqen në mbrojtjen e pushtetit kriminal

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 15:15
LSDM

LSDM sot përmes kumtesës paralajmëron rizgjedhje të tërësishme të gjykatësve, duke theksuar se askush nuk do ta pengojë drejtësinë në Republikën e Maqedonisë.

“Në Maqedoni do të zbatohen reforma tërësore sipas raporteve të Rajhard Pribe dhe të Komisionit Evropian, që do të sigurojnë institucione të pavarura. Do të ketë rizgjedhje të tërësishme të gjykatësve. Gjykatësit do të punojnë në mbrojtjen e qytetarëve, e jo sipas ditektivave partiake si deri më tani. Për këtë shkak të gjitha përpjekjet e krimnelëve, dhe shpresave, se mund ta evitojnë drejtësinë janë të padobishme”, qëndron në kumtesën e LSDM-së, njofton AIM.

I porosis institucionet, siç qëndron në tekst, të mos tërhiqen në mbrojtjen e pushtetit kriminal në largim, e cila nuk zgjedh cilin do ta tërheqë me vete, në panik nga ndryshimet që vijnë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat