Taravari – Spasovski: Biseduam për parimet e qeverisjes, për të ardhmen e Maqedonisë

Maqedonia

Taravari – Spasovski: Biseduam për parimet e qeverisjes, për të ardhmen e Maqedonisë

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 17:19
Ilustrim

Ka përfunduar takimi ndërmjet LR-PDSH-së dhe LSDM-së për çështjen e gjuhës shqipe. Para gazetarëve kanë folur sekretarët e përgjithshëm të të dy partie, Arben Taravari dhe Oliver Spasovski.

Sipas Taravarit, ka qenë një takim mjaft konstruktiv ndërmjet të dy partive, dhe se kanë diskutuar për mundësinë e formimit të një shumice të re parlamentare, për parimet e qeverisjes së ardhshme, dekriminalizimin e institucioneve shtetërore. Taravari thotë se nuk kanë diskutuar për gjuhën shqipe, por kanë biseduar për të gjitha çështjet.

Nga ana tjetër, Oliver Spasovski tha se kanë biseduar për parimet e qeverisjes, për të ardhmen e Maqedonisë, për interesat e qytetarëve, për zhvillimin ekonomik, përmirësimin e jetës së qytetarëve të Maqedonisë, për Maqedoninë si një shoqëri e plotë. Spasovski tha se ende është duke u biseduar për gjuhën shqipe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat