Duncan: Maqedonia do të duhet ta tejkalojë krizën politike, të sjellë vendime të vështira politike

Maqedonia

Duncan: Maqedonia do të duhet ta tejkalojë krizën politike, të sjellë vendime të vështira politike

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 14:40
Ministri britanik për Evropë dhe Amerikë, Alan Duncan

Ministri britanik për Evropë dhe Amerikë, Alan Duncan, do të vizitojë Ballkanin Perëndimor. Ardhja e tij në Maqedoni është paralajmëruar për ditën e nesërme.

Duncan do të takojë liderët e partive politike që kanë fituar mandate deputetësh në zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare. Ai do të takohet edhe me kryetarin e shtetit, Gjorge Ivanov, si edhe me përfaqësues të sektorit qytetarë.

Duncan thotë se Maqedonia do të duhet ta tejkalojë krizën politike, të sjellë vendime të vështira politike dhe t’i përkushtohet demokracisë dhe reformave për përparim të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat