Hera: Megjithëse janë ulur parashtresat, komuniteti LBGT në Maqedoni vazhdon të jetë i diskriminuar

Maqedonia

Hera: Megjithëse janë ulur parashtresat, komuniteti LBGT në Maqedoni vazhdon të jetë i diskriminuar

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 16:40
LBGT

Numri i parashtresave për diskriminim sipas orientimit seksual dhe identitetit gjinor në Maqedoni është ulur, por kjo nuk do trë thotë se gjendja me komunitetin LBGT është përmirësuar.

Kështu e konsideron situatën OJQ ”Hera”, duke shtuar se është rritur pragu i durimit, ndërkaq ndikim këtu bëjnë edhe standardet e dyfishta të Komisionit për mbrojtje të diskriminimit.

Hera bën të ditur se në vitin 2014 kishte 120 parashtresa për diskriminim, kurse në vitin 2015 kishte 76 parashtresa, por nuk konsiderojnë se është ulur diskriminimi ndaj këtij komuniteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat