Filma kontrovers në Komunën e Butelit, kryetari nuk di gjë për shfaqjen e tyre

Maqedonia

Filma kontrovers në Komunën e Butelit, kryetari nuk di gjë për shfaqjen e tyre

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 18:50
Komuna e Butelit

Kryetari i Komunës së Butelit nuk e ka ditur se në objektin e komunës së vet do të shfaqet filmi kontrovers “Diku me të mirë, diku me thikë”, me protagonistin kryesor Anton Lazov Janev, i njohur si Qoseto, një figurë e historisë që ndërlidhet me lëvizjen revolucionare OBRM.

“Ju si person më njihni mirë. Unë nuk kam pasur dijeni për këtë. Për shkak të arsyeve private nuk kam qenë tre ditë në komunë“, u shpreh Petre Latinovski, Kryetar i Komunës Butel.

Sipas filmit të shfaqur, historia e Qoses fillon me vrasjen e një ushtari osman në Veles, më pas duke u arratisur dhe duke iu bashkëngjitur organizatës VMRO. Është njohur me nofkën “Qoseto” për shkak të metodës së operimit. Qoseto ka vrarë shumicën e viktimave të tij vetëm me thikë.

Në filmin për të, ka skena ku ai e vret edhe vëllain e vet, që mos të zbulohen sekrete të organizatës, por janë edhe skena vret njerëz të etniteteve të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat