Cuculovski: Një pjesë e platformës së shqiptarëve do të dërgojë në federalizim

Maqedonia

Cuculovski: Një pjesë e platformës së shqiptarëve do të dërgojë në federalizim

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 21:32
Profesori universitar Ljubomir Cuculovski

Profesori universitar Ljubomir Cuculovski në një intervistë për Kanal 5, deklaroi se çështjet vitale për shtetin siç janë, ndryshimi i himnit dhe flamurit duhet të bëhen përmes referendumit dhe jo prapa dyerve të mbyllura. Ai theksoi se një pjesë e platformës së shqiptarëve çon në federalizimin e shtetit.

“Bisedimet jo që zhvillohen prapa dyerve të mbyllura, por edhe prapa kokave të mbyllura, që do të thotë se partitë që negocionojnë nuk e dijnë se çfarë pasoja mund të vijnë nga kërkesat e tyre”, deklaroi Cuculovski.

Ndërsa i pyetur për çështjen se a mund që kriza politike të shndërrohet në krizë ndëretnike, ai tha se kjo ka mundësi të ndodh dhe të gjendemi edhe një herë në situatën e vitit 2001.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat