LSDM: Gruevski po mundohet me forcat e fundit të dëmtojë qytetarët dhe shtetin

Maqedonia

LSDM: Gruevski po mundohet me forcat e fundit të dëmtojë qytetarët dhe shtetin

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 23:12
LSDM

LSDM-ja përmes një komunikate të dërguar për media ka reagaur ndaj deklaratës së Nikolla Gruevskit, i cili tha se LSDM-ja dhe BDI-ja dëshirojnë të defaktorizojnë popullin maqedonas. Nga LSDM thonë se qeveria e ardhshme e cila do të udhëhiqet nga ata do të jetë e gjithë qytetarëve.

“Qytetarët zgjodhën drejtësi dhe jetë, dhe me këtë i kanë mbrojtur interesat e tyre dhe fëmijëve të tyre të cilët do të jetojnë në një Maqedoni bashkëkohore, stabile, të sigurtë dhe të drejtë. Gjithë qytetarët e dijnë se Nikolla Gruevski po përdorë forcat e tij të fundit për të dëmtuar qytetarët dhe shtetin, në tentim për të shpëtuar veten e tij”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga kjo parti gjithashtu përsëritën qëndrimin se nuk do të ketë as kontonizim dhe as federalizim të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat