Ademi: “Rilindje me BESË” ende është në folklorin elektoral të fushatës

Maqedonia

Ademi: “Rilindje me BESË” ende është në folklorin elektoral të fushatës

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 23:36
Arbër Ademi

Zv/kryeministri për çështje evropiane Arbër Ademi madje ka pohuar se koalicioni “Rilindje me Besë” ende është në folklorin elektoral gjatë fushatës, duke iu kundërpërgjigjur Fadil Zendelit të RDK-së.

“Jemi në një fazë tjetër, kërkesa është tani të arrijmë objektivin e partive nënshkruese të deklaratës së përbashkët. BDI bashkë me Aleancën duke ftuar edhe koalicionin ‘Rilindje me Besë’ filluan tryezën e përbashkët në drejtim të krijimit të një deklarate githëshqiptare për të filluar negociatat me palën maqedonase.

Por, koalicioni ‘Rilindje me Besë’ e refuzoi takimin e parë. Z.Ahmeti ka kontaktuar edhe kryetarin e Besës, por Besa po e përjashton vetveten nga gjitha këto aktivitete”, ka thënë Ademi në Click Plus në TV21.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat