Ekskluzive: Maqedonia me qeveri në mes të marsit me kryeministër Zoran Zaev, pranohen kërkesat shqiptare

Maqedonia

Ekskluzive: Maqedonia me qeveri në mes të marsit me kryeministër Zoran Zaev, pranohen kërkesat shqiptare

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 23 shkurt 2017 Në ora: 14:57
Zoran Zaev

Lideri i social demokratëve të Maqedonisë ka thënë se qeveria e re do formohet në mars, pasi partia e tij ka pranuar gjithë kërkesat e shqiptarëve, shkruan “Bota sot”.

“Ne tani duhet të merremi vesh për shpërndarjen e ministrive dhe reformat dhe platformat në qeverinë e ardhshme,” tha Zoran Zaev nga Sarajeva, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

OBRM-PDUKM fitoi dy mandate më shumë sesa LSDM, megjithatë dështoi të krijojë qeverinë e re me shqiptarët, që përbëjnë thuajse një të tretën e popullsisë në Maqedoni./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat