Janeva dhe Fetai ankimojnë vendimin për gjobat

Maqedonia

Janeva dhe Fetai ankimojnë vendimin për gjobat

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 20:48
Fatime Fetai dhe Katica Janeva

Prokuroria Speciale do ta ankimojë vendimin e Gjykatës penale me të cilin prokuroret Fatime Fetai dhe Katica Janeva u gjobitën me nga 2 mijë euro. Ushtruesja e detyrës Kryetare e Gjykatës së Shkupit Tatjana Mihajllova e cila gjykon rastin mori vendim të tillë me arsyetimin se prokuroret nuk e kanë respektuar atë dhe gjykatën. Specialja njoftoi se tashmë e kanë dërguar parashtresën deri tek këshilli për vërtetimin e fakteve me të cilën do kërkohet shkarkim i Tatjana Mihajllovës e cila për momentin kryeson me Penalen. Edhe pse dje në seancë gjykatësja paralajmëroi se aktakuzën për Nikolla Gruevskin do ta dërgojë pranë Këshillit të prokurorëve publik, deri sot tek ata nuk ka arritur e njëjta. Mihajllova dje ndërpreu seancën, ndërsa i akuzuari i parë Gruevski atë e quajti teatër. Profesoresha universitare Besa Arifi në deklaratën e Gruevskit sheh ofendim për gjykatën në të cilën ai deklaronte se beson fuqishëm dhe vazhdimisht e lëvdon. Sipas Arifit nëse deri tani avokatët ankoheshin për arrogancë nga gjykata tani edhe ankohet Specialja.

Procesi gjyqësor kundër Nikolla Gruevskit dje kaloi në një atmosferë të tensionuar. Specialja akuzoi se gjykatësja Mihajllova ka falsifikuar procesverbalin nga seanca paraprake dhe paralajmëroi kallëzim penal. Nga ana tjetër mbrojtja e Gruevskit akuzoi se Specialja po bën cirk në gjykatë ndërsa Penalja u ankua se në historinë 72 vjeçare asnjë Prokuror nuk ka shprehur nëncim dhe ofendim të tillë ndaj gjykatës. Për rastin “shuplakat e porositura” në komunën Qendër akuzohen 14 persona. Krahas Gruevskit, ngarkohen edhe ish ministri i transportit Mile Janakievski dhe Kryetarja e Unionit të grave të VMRO DPMNE- Daniella Rangellova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat