OBRM-PDUKM: Gjithçka varet prej BDI-së

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Gjithçka varet prej BDI-së

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 22:41
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, i shoqëruar nga funksionarë tjerë të partisë së tij, sot ka realizuar takim me ministrin shtetëror të Britanisë, Alan Dancan së bashku me ambasadorin e Britanisë në Maqedoni, Charles Garett. Në këtë takim është biseduar për situatën e krijuar pas zgjedhjeve dhe negociatat që po zhvillohen me LSDM-së dhe BDI-së.

“Për shkak se jemi vend multietnike ka një rregull që në të kaluarën partitë shqiptare kanë kërkuar që të jetë ligj, jo vetëm parim. OBRM-PDUKM-ja atëherë deklaroi se është më mirë që të mbetet në parim, për shkak se është e jashtëzakonshme që të bëhet ligj, ky është ai parimi që “fituesi te partia shqiptare dhe ai te partia maqedonase të formojnë qeveri”. Në këtë temë kemi pasur konferenca për shtyp dhe intervista, sidomos që edhe bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar që të jetë parim. Vetë kryetari i BDI-së ka deklaruar se nëse nuk merret në qeveri partia fituese tek shqiptarët do të bëhet defaktorizimi i shqiptarëve. Tani për herë të parë erdhi situata kthyese, tani gjithçka varet prej BDI-së se çfarë qeverie do të ketë në të ardhmen”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Nga kjo parti thonë se situata aktuale politike duhej të zgjidhej me zgjedhjet e fundit parlamentare, në të cilat ata morën 51 deputetë, ndërsa oponentët e tyre 49 deputetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat