A janë të mundshme trazira të reja etnike në Maqedoni?!

Maqedonia

A janë të mundshme trazira të reja etnike në Maqedoni?!

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 22:07
Ilustrim

Kohëve të fundit, intelektualë, aktorë, analistë dhe profesorë gjithnjë e më shpesh flasin për skenarë të rrezikshëm, në rast se qeverinë e drejton Zoran Zaevi. Në rrjetet sociale paralajmërohet për konflikt të mundshëm ndëretnik, madje edhe luftë civile. Rasti më i freskët është statusi i analistit Toni Naunovsi i cili thotë se kryetari Ivanov nuk guxon mandatin t’ia japë Zoran Zaevit, sepse sipas tij, ky ka për të zbatuar program antikushtetues dhe do ta realizojë dygjuhësinë në gjithë territorin. Në profilin e tij në fejsbuk, ai paralajmëron mundësinë e grusht-shtetit.

Regjisori Boris Damovski në emisionin Klik Plus tha se nuk ka rrezik për konflikt dhe se nuk është e vërtetë që anëtarësia e OBRM-PDUKM-së po mobilizohet për aktivitete të tilla.

Aktivisti qytetar Zamir Memeti konsideron se në këtë mënyrë përhapet gjuha e urrejtjes me qëllim që qytetarët të bien pre e provokimeve. Por megjithatë, ai shton se shqiptarët dhe maqedonasit e kaluan testin e pjekurisë që prej ngjarjeve të majit në Kumanovë.

Këtyre ditëve, në kontekst të ngjarjeve, protestë zhvilloi edhe grupi joformal “Të palëkundshmit” kundër dygjuhësisë, ndërsa para komitetit komunal në Ohër, u lexua shpallja e partisë në të cilën thirren në protestë të gjithë qytetarët në mbrojtje të shtetit nga Zoran Zaevi dhe nga zbatimi i planit të federalizimit. Komitetit ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së porositi se kjo parti do ta kundërshtojë sjelljen e Ligjit për gjuhë dhe do të marrë masa për ta mbrojtur “vullnetin e shumicës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat