DBM: BE e tradhëtoi Maqedoninë

Maqedonia

DBM: BE e tradhëtoi Maqedoninë

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 09:40
Ilustrim

Diaspora e Bashkuar Maqedonase e Todor Petrov sot ka reaguar për ngjarjet e fundit në Maqedoni duke thënë se ”në vend që BE ta mbështes Maqedoninë ajo e tradhëtoi në çdo formë të mundshme”.

Me një letër deri tek Federica Mogherini, DBM ka shkruar BE e ka tradhëtuar Maqedoninë në rastin me Greqinë për emrin e Maqedonisë.

Gjithashtu sipas DBM-së BE e ka tradhëtuar Maqedoninë edhe në rastin me Bullgarinë për arsyes se ka toleruar kërcënimet e Bullgarisë për Maqedoninë.

”Kur UÇK-ja sulmonte unitaritetin e Maqedonisë në vitin 2001 ju i qëndruat krah terroristëve duke tradhëtuar shtetin tonë.” vazhdojnë nga DBM-së.

”Dhe në fund BE e lejoi Edi Ramën të përzihet në punën e brendshme në Maqedoni duke bërë një platformë që dëmton pavarësinë e Maqedonisë.” thonë në mes tjerash nga DBM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat