VMRO-DPMNE i drejtohet LSDM-së: Shtet të bashkuar ose shtet të platformës nga Tirana?!

Maqedonia

VMRO-DPMNE i drejtohet LSDM-së: Shtet të bashkuar ose shtet të platformës nga Tirana?!

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 11:55
VMRO-DPMNE

Është koha që LSDM-ja të tregojë nëse është për një Maqedoni të bashkuar ose është për një Maqedoni të krijuar sipas platformës nga Tirana. Është koha që LSDM-ja të tregojë në vepër nëse dashuria ndaj atdheut është më e madhe se dëshira për pushtet me çdo kusht, thekson VMRO-DPMNE-ja në reagimin e kumtesës së LSDM-së me rastin e deklaratave të liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në faqen e tij të Facebook.

“Nëse LSDM-ja vendos të heqë dorë nga platforma nga Tirana dhe i hedh poshtë shantazhet joparimore për ridefinimin e shtetit, atëherë do ta ketë mbështetjen e VMRO-DPMNE-së edhe krahas asaj që qytetarët, mbështetjen më të madhe në zgjedhje ia dhanë programit të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit për një Maqedoni më të mirë”, thuhet në reagim.

Sipas VMRO-DPMNE-së, qytetarët nuk votuan për zyrtarizimin e gjuhës shqipe as për ndryshimin e banknotave për shndërrimin e Maqedonisë në shtet binacional dhe as për kantonizimin ose federalizimin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat