Zhvillime të reja në Maqedoni: Gruevski i ofron mbështetje Zaevit kundër shqiptarëve

Maqedonia

Zhvillime të reja në Maqedoni: Gruevski i ofron mbështetje Zaevit kundër shqiptarëve

Më: 2 mars 2017 Në ora: 11:12
Nikolla Gruevski

Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së në seancën e djeshme e riafirmoi pozitën dhe qëndrimin e partisë “se në rastin konkret, çmimi është më i vogël që të kënaqë dëshirën e LSDM-së e cila dëshiron të marrë pushtetin edhe krahas humbjes të cilën e përjetoi në zgjedhjet e fundit”.

VMRO-DPMNE-ja do ta mbështesë qeverinë e tyre të ardhshme, vetëm nëse heqin dorë nga shantazhet dhe tërësisht e hedhin poshtë platformën nga Tirana, bënë të ditur nga kjo parti.

Sipas VMRO-DPMNE-së, realizimi i platformës nga Tirana do të thotë ridefinim i plotë i Republikës së Maqedonisë, shndërrimi i saj nga shteti multietnik në binacional i cili në fazat e vona do të federalizohet, kantonizohet dhe ndahet.

“VMRO-DPMNE-ja nuk do të lejojë realizim të skenarit të tillë i cili është në kundërshtim me interesat shtetërore dhe nacionale dhe do të qëndrojë në anën e popullit i cili në zgjedhje votoi për platformën nga Tirana. Në të kundërtën, shumica e qytetarëve e mbështetën programin e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicioni ‘Për në Maqedoni më të mirë’ dhe VMRO-ja ka për obligim ndaj votuesve ta respektojë dëshirën e tyre”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Riafirmimi i qëndrimit të kësaj partie për mbështetje të Qeverisë së LSDM-së, përderisa partia e hedh poshtë platformën e partive shqiptare, është sjellë në seancën e djeshme pas analizës së bërë të gjendjes politike pas arritjes së marrëveshjes midis LSDM-së dhe BDI-së me të cilën janë siguruar nënshkrimet për kërkesën e mandatit për përbërje të koalicionit të ardhshëm qeveritar.

“Jotransparenca e tërë procesit dhe krijimi i marrëveshjes, lë dyshim të madh për rreziqet të cilat i përmban e njëjta. Sipas KZH-së arritja e marrëveshjes me të cilën vendoset për ardhmërinë e një Maqedonie të bashkuar, sovrane dhe multientike pas dyerve të mbyllura, krijon tensione në vend dhe e zgjon urrejtjen midis qytetarëve. Dëmet e shkaktuara nga veprimi i tillë mund të jenë të mëdha dhe largpamëse”, shtohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat