Bitoljanu: Ekzistojnë dyshime se nxënësit shfrytëzohen për qëllime politike

Maqedonia

Bitoljanu: Ekzistojnë dyshime se nxënësit shfrytëzohen për qëllime politike

Më: 2 mars 2017 Në ora: 23:21
Ana Bitoljanu

Presione dhe kërcënime mbi nxënësit e disa shkollave të mesme në Shkup që të bojkotojnë mësimin dhe të dalin në protesta partiake, ka pasur ditëve të fundit informojnë nga ambasada e fëmijëve Megjashi. Në rrjetet sociale nxënësit e shkollave të mesme komentojnë se kanë qenë të bindur të protestojnë për mospranim të Platformës së shqiptare dhe gjendjes politike në vend.

Dhjetëra nxënës mbrëmë nga shkolla e mesme “Gjorgji Naumov” në Manastir mbrëmë kanë ndërpritur mësimin dhe kanë dalur në oborrin e shkollës për protesta kundër dygjuhësisë.

“Ekzistojnë dyshime se të rinjtë mund të jenë të shfrytëzuar për qëllime politike. Të rinjtë duhet të merren me politikë, por jo të manipulohen për agjenda partiake. Përderisa protestojnë, ai duhet të jetë zëri i tyre autentik, të dëgjohen pakënaqësitë e tyre dhe të gjendet zgjidhje”, deklaroi Ana Bitoljanu nga ambasada e parë e fëmijëve “Megjashi”.

Ajo gjithashtu paralajmëroi që abuzimet e tilla me fëmijët, i bëjnë fëmijët pasiv dhe të tërhiqen nga mendimin i tyre personal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat