OBRM-PDUKM-ja, LSDM-së: Nëse platforma e shqiptarëve është e mirë, ofrojeni në zgjedhje

Maqedonia

OBRM-PDUKM-ja, LSDM-së: Nëse platforma e shqiptarëve është e mirë, ofrojeni në zgjedhje

Më: 4 mars 2017 Në ora: 09:59
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM-ja edhe më tej mbetet në qëndrimin se ekzistojnë vetëm dy mundësi për të dalur nga kriza politike, ose zgjedhje të reja ose mbështetje për LSDM-në për qeveri pakice, por platforma shqiptare duhet të pengohet që mos realizohet. Nga OBRM-PDUKM-ja kanë dërguar mesazhe drejt LSDM-së, që së bashku me partitë shqiptare të dalin në zgjedhje dhe ta vendosin platformën para qytetarëve.

“Përderisa LSDM dhe Zoran Zaev janë të sigurtë se pranimi i platformës së shqiptarëve është e mirë për të ardhmen e Maqedonisë dhe do të mbështetej nga qytetarët, atëherë të pranojnë të nënshkruhen zgjedhje të reja në të cilat do të votohej edhe për platformën nga Tirana”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Ata mbeten në qëndrimin se platforma është krijuar në Tiranë dhe është e rrezikshme për karakterin unitar të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat