Pavlopoulos: Nuk ka BE për Maqedoninë pa e ndërruar emrin

Maqedonia

Pavlopoulos: Nuk ka BE për Maqedoninë pa e ndërruar emrin

Më: 4 mars 2017 Në ora: 19:12
Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopoulos

Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopoulos ka përsëritur përsëri qëndrimin e tij se Maqedonia është greke dhe se sa më shpejtë që ky fakt të pranohet nga Maqedonia, aq më shpejtë do të përmirësohen marrëdhëniet mes dy shteteve. Ai theksoi se Maqedonia nuk do të mund të hyjë në BE dhe NATO, pa mos e ndryshuar emrin.

“Maqedonia është greke dhe pranimi praktik i kësaj të vërtete të qartë do ta lehtësojnë ndjeshëm klimën politike dhe marrëdhëniet mes dy shteteve në Ballkan. Këtë duhet ta dijë mirë shteti fqinj IRJM dhe të mos insistojë në emra të cilët paraqesin shkelje të historisë dhe shpërndajnë irredentizëm, të cilat janë kundër, mes tjerash edhe të së drejtës evropiane”, deklroi Pavlopoulos.

Ai theksoi se, Greqia ka qenë e gatshme të ndihmojë Maqedoninë për forcimin e demokracisë së vendit, por sipas tij, nga pala e Maqedonisë ka pasur irredentizëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat