Todorov: Me BDI ja si ishim marrë vesh për Prokurorinë Speciale

Maqedonia

Todorov: Me BDI ja si ishim marrë vesh për Prokurorinë Speciale

Më: 6 mars 2017 Në ora: 09:52
Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov

Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov ka deklaruar se nuk është e vërtetë që çështja e PSP-së ka qenë shkak për mos arritjen e marrëveshjes për koalicionim mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Todorov ka thënë se dy partitë kanë pasur plan se si ta tejkalojnë këtë problem. “PSP-ja ishte çështja e parë që e sqaruam në negociata dhe për të cilën arritëm marrëveshje. Marreveshja ishte se kemi dallime për këtë çështje, por se ajo nuk do të jetë pengesë që të bëjmë koalicion. U morëm vesh që BDI të propozojë ligjin për vazhdimin e mandatit të PSP-së në Kuvend, kurse VMRO-DPMNE do të votojë kundër”, deklaroi Todorov për TV NOVA. Lidhur me këtë marrëveshje për PSP-në, paten shkruar edhe mediumet maqedonase opozitare duke e quajtur “lojë të pistë të Ali Ahmetit”.

Deklarata e Todorovit duket si një konfirmim shtesë se BDI ka pasur marrëveshje me VMRO-DPMNE-në për koalicionim, por se është terhequr për shkak të presionit ndërkombëtar, e jo për shkaqe parimore.

Ndryshe Todorov, ka folur edhe për raportet aktuale VMRO-BDI, duke thënë se ato janë miqësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat