Republikani Kolbe: Ja pse Rusia do sprovojë SHBA-të në Ballkan, ky vend i jep mundësinë Rusisë

Maqedonia

Republikani Kolbe: Ja pse Rusia do sprovojë SHBA-të në Ballkan, ky vend i jep mundësinë Rusisë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 6 mars 2017 Në ora: 15:43
Teatri austriak Burgtheater 550

Në teatrin austriak Burgtheater 550 persona ndoqën debatin mes Alison Smale, politologun Ivan Krastev, regjizorin Robert Dornhelm, redaktoren e Der Standard Alexandra Föderl-Schmid, kritikun republikan të Trump Jim Kolbe dhe analisten Judy Dempsey (nga e majta). Tema e diskutimit ishte “Diskursi Europian”.

Panelistët debatuan për administratën e re amerikane dhe lidhjet e saj të mundshme me Rusinë. Ata ishin njëzëri se Donald Trump e sheh problematike për SHBA rendin e ri botëror pas 1989, megjithatë përkundër retorikës miqësore ndaj Rusisë ai nuk mund të ndryshojë asgjë në këtë drejtim. Por si viktimë e politikës së re amerikane do jetë Ballkani, ndërsa Alison Smale mendonte se viktimë do jenë gjermanët në këtë lojë të re mes amerikanëve dhe rusëve.

“Fjalët e tij nuk mund të besohen, ai është një sharlatan”, tha regjizori Robert Dornhelm për politikën e Donald Trump. Politologu Ivan Krastev, në anën tjetër shtoi se SHBA nuk është më entuziaste mbi shtrimin e ndikimit të saj në Ballkan dhe kjo e fundit mund të përdoret si sprove nga Rusia për administratën e re amerikane.

“Linja e testimit të ri mes Kremlinit dhe Shtëpisë së Bardhë do jetë sipas gjitha gjasave Ballkani, ku shumë shtete si Maqedonia, e ofrojnë këtë mundësi,” tha Kolbe gjatë fjalës së tij./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat