Zaev: Do ta formoj qeverinë edhe pa mandatin e Ivanovit

Maqedonia

Zaev: Do ta formoj qeverinë edhe pa mandatin e Ivanovit

Më: 8 mars 2017 Në ora: 11:15
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev  thotë se do ta formoj qeverinë pa mandatin e dhënë nga presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

“Në do të donim që formalisht ta marrin miratimin nga presidenti, por kjo nuk është e domosdoshme. Është një traditë e mirë ta pyesësh prindin e vajzës për dorën e saj në martesë, por nëse ai refuzon ju mund të martoheni sërish”, është shprehur Zaev për gazetën Irish Times.

Lideri i LSDM-së tashmë i ka votat për formimin e qeverisë, pasi ka marrë mbështetjen e  deputetëve të BDI, Aleancës dhe Lëvizjes BESA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat