Llatas e sulmon Aco Kabranov, ndërhyn policia

Maqedonia

Llatas e sulmon Aco Kabranov, ndërhyn policia

Më: 9 mars 2017 Në ora: 13:57
Gjykata penale

Gjendja e mediave në Maqedoni është rënduar shumë dhe këtë e tregon edhe incidenti në mes kryeredaktorit të TV Sitell, Dragan Pavlloviq-Llatas dhe pronarit të portalit Libertas, Aco Kabranov.

Në seancën e sotme në gjyqësore në mes Pavloviq dhe Kabranov ka pasur parregullësi që janë evidentuar edhe në ditarin e gjykatësit.

Pavlloviq i është drejtuar palës tjetër, Kabranov me fjalët ”Sorospii”, ”Derra të qelbur” dhe disa fjalë tjera të pahijshme.

Është dashur edhe intervenimi i policisë dhe mbajtësit të rendit në gjykatë për të qetësuar gjakrat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat