Sela mesazh Ivanovit

Maqedonia

Sela mesazh Ivanovit

Më: 9 mars 2017 Në ora: 16:11
Ziadin Sela

Lideri i LR-PDSH Ziadin Sela dhe Sekretari Gjeneral Arben Taravari në takimin me të dërguarin special gjerman Kristian Helbah i cili sot gjendet në Shkup, e kanë informuar atë për  situatën politike të krijuar në Maqedoni dhe mundësinë e tejkalimit të këtij momenti politik si dhe krijimin sa më të shpejtë të Qeverisë Reformiste.

Ai tha se partitë politike shqiptare janë të vendosura dhe se nuk heqin dorë nga Platforma e përbashkët. Sipas tij, presidenti Ivanov me mosdhënien e mandatit vetëm se thellon edhe më tepër krizën politike.

Temë diskutimi ishte edhe platforma e subjekteve politike shqiptare, si element i rëndësishëm edhe për perspektiven integruese të Maqedonisë e cila pritet të jetë pjesë e programit të ardhshëm qeveritar që do të reflektonte edhe kërkesat reale te votuesve shqiptar që votuan subjektet e tyre politike.

Sela këto ditë kishte takime intenzive pothuajse me gjithë ambasadorët e shteteve të BE-së si dhe me atë të SHBA-ve duke i informuar për hapat e metutjeshëm të veprimit politik të Aleancës për Shqiptarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat