Pasi ua futi Zaevi shqiptarëve Valon Bela: E bajshi me sh’net

Maqedonia

Pasi ua futi Zaevi shqiptarëve Valon Bela: E bajshi me sh’net

Më: 10 mars 2017 Në ora: 20:44
Valon Bela

Pasi shpalosi programin qeveritarë lideri i LSDM-së Zoran Zaev analisti Valon Bela thotë se dikush duhet t’i mbaj atij leksion demokratik se kushtetuta është vullneti politik i një populli. Si duket, ai kur flet për Kushtetutën e RM-së, ai ka për qëllim vetëm popullin maqedonas dhe assesi atë shqiptar.

“Bazuar në këtë që dëgjuam, Zaev e paska ndërruar qëndrimin nga presioni i VMRO-së edhe pse ai e quan veten Kryeministër (i ardhshëm) me votat e shqiptarëve.

Dikush duhet t’i mbaj atij leksion demokratik se kushtetuta është vullneti politik i një populli. Si duket, ai kur flet për Kushtetutën e RM-së, ai ka për qëllim vetëm popullin maqedonas dhe assesi atë shqiptar.

Dhe kur Zaev dhe Gruevski flasin për respektin (demagogji e pastër) ndaj komuniteteve të tjera, harrojnë të potencojnë se falë luftës së 2001, romët kanë gjuhën e tyre të zyrtarizuar në Shuto Orizarë, turqët në Gostivar, Vrapçisht dhe Kërçovë.

Sdq, me këtë, ai nuk llogaritet më shpëtimtar i shtetit por një lider provincial pa guxim dhe pa vizion mbi të ardhmen e vendit edhe pse shqiptarët ia dhanë shansin.

Shqiptarët i dhanë më shumë se ç’kërkoi; e shkelën parimin fitues me fitues që rrezikon logjikën e konkurencës politike të partive shqiptare. Dmth i mundësuan që nesër partia maqedonase të zgjedh cilindo parti shqiptare që dëshiron për partner koalicioni pavarsisht kush fiton në zgjedhje

E bajshi me sh’net !!” ka shkruar Bela

Ndryshe sot Zaev u shpreh se në qeverinë e ardhshme nuk do të ketë dygjuhësi në bankënota, në uniformat policore dhe gjuha shqipe nuk do të jetë në tërë territorin e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat