Ali Ahmeti kërkohet për kryeparlamentar, ja kush e do këtë?!

Maqedonia

Ali Ahmeti kërkohet për kryeparlamentar, ja kush e do këtë?!

Më: 12 mars 2017 Në ora: 15:04
Ziadin Sela, Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti kërkohet që të jetë kryetar i Kuvendit dhe se këtë e do LSDM, ashtu që kreu i integristëve të marrë përgjegjësi më të madhe.

“Po nuk na pengon që kryetari i Kuvendit të jetë kryetar”, theksoi lideri i socialdemokratëve, Zoran Zaev gjatë shpalosjes së pikave kyçe të programit qeveritar. Por nga kjo parti gjithashtu nuk dijnë se kush do të jetë kandidat për këtë post, pasi që konsultat mes partive që synojnë formimin e maxhorancës së re, nuk kanë arritur deri tek shqyrtimi i kandidaturave.

Një nga opsionet e tjera është edhe Branko Manojlovski, deputeti i BDI-së me përkatësi etnike shqiptare. Inxhinieri që erdhi nga Amerika për të proklamuar origjinën e tij të pastër shqiptare, është një figurë e urtë që synohet të ulet në karrigën e parë të Kuvendit. Por në BDI më serioze e shohin kandidaturën e Talat Xhaferrit, deputetit veteran.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat