Ahmeti paralajmëron fillimin e funksionimit të Kuvendit

Maqedonia

Ahmeti paralajmëron fillimin e funksionimit të Kuvendit

Më: 14 mars 2017 Në ora: 22:03
Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti pas takimit që ka zhvilluar sonte me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, ka vlerësuar se prioritet i partive aktualisht është strategjia për rivënien në funksion të institucioneve të vendit, veçanërisht Kuvendit.

Ahmeti ka deklaruar se për këtë është i nevojshëm dialogu mes të gjithave partive. Ai ka vlerësuar se parësore është rivënia në funksion e Kuvendit, më pas kreu i institucionit ligjvënës edhe zyrtarisht të njoftohet presidenti Ivanov për formimin e shumicës parlamentare dhe programin e qeverisë me qëllim të dhënies së mandatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat