Punëtori kreative për personat me sindromin Down

Maqedonia

Punëtori kreative për personat me sindromin Down

Më: 15 mars 2017 Në ora: 08:40
Punëtori kreative

Qendra për sindromin Down (dsc) sot në Dhomën publike organizon punëtori kreative për miqtë, të cilët dëshirojnë të shoqërohen me persona me sindromin Down.

Qëllimi i punëtorisë është që përmes shoqërimit të përbashkët, të përpunohen stoli, kartela zbukuruese dhe sende tjera estetike nën patronazhin e moderatorëve Olika Selivon, Aleksandra Viliq dhe Elizabeta Petkovska. Më pas këto sende do të eksponohen në stendë në kinotekën e Maqedonisë, më 20 mars dhe do të ofrohen për shitje si pjesë e ngjarjeve të cilën e përgatisiin për shënimin e 21 Marsit-Ditës botërore të sindromit Down, njofton AIM.

Punëtoria është e hapur për të gjithë personat me sindromin Down (pavarësisht moshës), për familjet dhe miqtë e tyre. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat