E mbrojnë gjuhën maqedone ata që nuk dijnë ta shkruajnë atë

Maqedonia

E mbrojnë gjuhën maqedone ata që nuk dijnë ta shkruajnë atë

Më: 15 mars 2017 Në ora: 10:25
Protestat kundër gjuhës shqipe

Protestat kundër gjuhës shqipe kanë vazhduar edhe më tej duke e vënduar në pikë sulmi qëndrimin kundër Deklaratës së partive shqiptare në Maqedoni.

”Të bashkuar për Maqedoni” kanë vazhduar me gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe ndaj partive politike shqiptare, duke ofenduar më pas edhe faktorin ndërkombëtar që është prezent në Maqedoni.

Por, problemi është se kush proteston dhe kush është ”për mbrojtjen e gjuhës maqedonase”.

Një pankartë e nxjerrë gjatë protestave të djeshme ka pasur gabim trashanik gjuhësor.

”Evropa fashiste bën gjenocid mbi popullin maqedonas. Zjarri të ju djeg.” shkruan e njejta por gabimi qëndron tek ”makedonskijot” pasi në të vërtetë shkruhet ”makedonskiot”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat