Baily: Kërkojmë që Ivanov të shqyrtojë vendimin për dhënien e mandatit

Maqedonia

Baily: Kërkojmë që Ivanov të shqyrtojë vendimin për dhënien e mandatit

Më: 15 mars 2017 Në ora: 17:12
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,në Maqedoni, Jess Baily

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,në Maqedoni, Jess Baily, ka deklaruar sot se shpreson se kryetari i vendit Gjorgje Ivanov do të shqyrtojë edhe një herë vendimin e tij për mosdhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re.

“Kemi folur shumë herë për këtë, por ka një sistem që u vendos në muajin maj, e më pas në korrik të vitit 2015 që duhej t’i jepet fund krizës politike duke u kthyer në parlament, duke përmbushur kushtet për zgjedhje të lira dhe të drejta, duke zgjidhur çështjen e ndjekjes së komunikimeve joligjore, në mënyrë për të zbardhur se si kishte ndodhur. 

Nëse i analizoni të gjitha këto elemente atëherë mund të zgjidhni krizën. Ne mbetemi partnerë të Maqedonisë por prapëseprapë ju qytetarët dhe liderët e juaj janë përgjegjës për funksionimin e institucioneve demokratike, ka tensione, përçarje por përmes institucioneve mund të gjendet zgjidhje për to.”, ka thënë Baily për Alsat M.

Ambasadori amerikan, sot morri pjesë në ngjarjën përfundimtare të projektit të USAID për integrim ndërkombëtar në arsim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat