Protestohet në mbështetje të afaristit Sead Koçan

Maqedonia

Protestohet në mbështetje të afaristit Sead Koçan

Më: 16 mars 2017 Në ora: 14:54
Protesta në mbështetje të afaristit Sead Koçan

Para Gjykatës së Apelit kanë protestuar një grup njerëzish, kolegë dhe gazetarë për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj Sead Koçanit, pronar i Tv Nova, i akuzuar nga PSP-ja në lëndën ”Trust”.

Në grupin e protestuesve ka patur edhe përfaqësues të bashkësisë boshnjake në Maqedoni. Ata konsiderojnë se me vendimin për paraburgimin e Sead Koçanit, bëhet trysni, jo vetëm ndaj televizionit, por edhe ndaj raportimit mediatik në tërësi.

Përndryshe, në Gjykatën e Apelit u përballën faktet e palës mbrojtje dhe PSP-së, ndërkaq Sead Koçan nuk dihet se ku është. Ndaj tij është lëshuar fletarrest vendor dhe ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat