Sela: Dekriminalizimi i skenës politike i domodoshëm

Maqedonia

Sela: Dekriminalizimi i skenës politike i domodoshëm

Më: 16 mars 2017 Në ora: 18:06
Ziadin Sela

Kreu i LR-PDSH-së Ziadin Sela, ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë z. Milan Jazbec. Në takim është biseduar për situatën pas zgjedhore në Maqedoni, me theks të veçantë ngërçin institucional të vendit, perspektivën euro-atlantike, rëndësinë e ndërtimit të stabilitetit afatgjatë të vendit përmes realizimit të drejtave të munguara të shqiptarëve dhe tema të tjera politike.

Në takim kryetari i LR-PDSH-së z.Sela ka shpalosur vizionin e tij për të ardhmen e Maqedonisë, duke theksuar se zbatimi i plotë i Deklaratës së partive politike shqiptare dhe sidomos rekomandimeve të KE-së dhe Raportit të Pribesë do të sjellin ndryshime pozitive për vendin dhe qytetarët e saj. Për funksionim të mirëfilltë dhe të drejtë të institucioneve të shtetit, është esenciale respektimi i vlerave demokratike dhe ndërtimi i një të ardhme mbi këto vlera. Vendi jonë do të jetë i përgatitur për inkuadrim në familjen e gjerë evropiane atëherë kur do të respektojë dhe trajtojë si të barabartë të gjithë etnitetet që jetojnë brenda saj.

Sela gjithashtu ka theksuar rëndësinë e dekriminalizimit të skenës politike dhe shoqërisë si parakusht i një zhvillimi të shëndosh shoqëror dhe të gjithmbarshëm. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat