Qytetarët e Maqedonisë nuk u besojnë Gjykatave

Maqedonia

Qytetarët e Maqedonisë nuk u besojnë Gjykatave

Më: 16 mars 2017 Në ora: 20:12
Ilustrim

Instituti për të Drejtat e Njeriut në Shkup, nëpërmjet projektit “Monitorim për punën e Këshillit Gjyqësor”, do të mbikëqyr punën e këtij organi të drejtësisë, duke vendosur fokusin në transparencën, llogaridhënien dhe efikasitetin e këtyre dy trupave.

Në prezantim e raportit të parë mbi këtë projekt, ndër të tjera, u tha se mbikëqyrja publike e këtyre trupave është në plan të parë dhe rezultatet e deri tanishme nuk tregojnë se qytetarët kanë njohuri çfarë punojnë ata, kush i zgjedh këta trupa dhe në çfarë mënyre.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Maqedoni, Charles Gareth, në fjalimin e tij, tha se Këshilli Gjyqësor ka rëndësi të madhe për gjyqësor të besueshëm dhe efikas. Sipas tij, Këshilli ka për detyrë të kontrolloj kualitetin e punës së gjykatësve dhe t’u ndihmojnë gjykatësve të mbrohen nga presioni i politikanëve, biznesit dhe personave të fuqishëm apo korporatave.

Ndërkohë, kryetarja e Institutit për të Drejtat e Njeriut, Margarita Caca Nikollovska, tha se duke pasur parasysh situatën në Maqedoni nuk mund të thuhet absolutisht se të drejtat e njeriut respektohen në tërësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat