Përsëri reagon Rusia: Mos e prekni Maqedoninë përmes shqiptarëve!

Maqedonia

Përsëri reagon Rusia: Mos e prekni Maqedoninë përmes shqiptarëve!

Më: 17 mars 2017 Në ora: 17:25
Vladimir Putin dhe Nikolla Gruevski

Rusia bëri thirrje që të ndalohet ndërhyrja e huaj në punët e Maqedonisë, tha ambasadori rus në OSBE, Alexander Lukashevic.

Diplomati rus tha se pavarësisht vullnetit të popullit maqedonas, disa forca janë duke u përpjekur, duke përdorur pakicën shqiptare, në qeverinë e Shkupit të sjellin politikanët që humbën zgjedhjet.

Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OSBE tha se shkaku i tensioneve ndëretnike në Maqedoni është shumë e rrezikshme jo vetëm për vendin, por të gjithë rajonin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat