Ali Ahmeti do të largohet nga kreu i BDI-së, ja kush e zëvendëson?

Maqedonia

Ali Ahmeti do të largohet nga kreu i BDI-së, ja kush e zëvendëson?

Më: 17 mars 2017 Në ora: 18:15
ilustrim

Gazeta austriake “Standard” ka shkruar se Ali Ahmeti së shpejti mund të ndërrohet nga posti i kryetarit në BDI, transmeton Dojçe Vele.

Këtë e kanë konfirmuar edhe burime partiake të cilat kanë thënë se gjatë krizës nëpër të cilën po kalon Maqedonia, Ahmeti nuk ka treguar aftësi lideri, por se është treguar tejet i influencuar herë nga Gruevski, e herë nga Zaevi. Me këtë , thonë burimet partiake, Ahmeti nuk ka ofruar ndihmën e nevojshme për bashkësinë ndërkombëtare për dalje nga kriza, ndihmë që ata e kanë pritur nga kryetari i partisë më të madhe shqiptare.

Në këtë situatë, aftësi më të mëdha lidershipi ka treguar nënkryetarja e partisë, Teuta Arifi, thonë burimet e Gazetës Lajm, e cila në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare ka filluar të ndryshojë kursin “pro-vmroist” të  partisë.

Gazeta Lajm ka tentuar të kontaktojë pa sukses me zëdhënësin e BDI-së, Bujar Osmani lidhur me këto informacione.

Njëkohësisht gazeta “Standard” ka shkruar se edhe brenda VMRO-DPMNE-së janë paraqitur pakënaqësi kundër kryetarit të kësaj partie, Nikolla Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat