Halili: Dekriminalizimi i institucioneve duhet të jetë prioritet i qeverisë së re

Maqedonia

Halili: Dekriminalizimi i institucioneve duhet të jetë prioritet i qeverisë së re

Më: 19 mars 2017 Në ora: 09:07
Analisti ekonomik Arben Halili

Analisti ekonomik Arben Halili, thekson se ekonomia një kohë të gjatë do t’i ndjejë pasojat e krizës politike. Sipas tij, nëse në kohë të shkurtë nuk formohet qeveria e re, kjo do të thotë një vit shtesë për mos rimëkëmbjen e ekonomisë.

“Ne kemi humbur të gjitha hapat me vendet e rajonit, kemi ndaluar në procesin e integrimit në BE, në NATO, tani kemi edhe politikë jostabile dhe nëse kjo vazhdon edhe pak, për fat të keq askush nuk do të jetë mirë këtu”, deklaroi Halili.

Ai përfundoi se qeveria e re duhet të fokusohet në dekriminalizimin e institucioneve shtetërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat