Vanhoutte ju përgjigjet akuzave të OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Vanhoutte ju përgjigjet akuzave të OBRM-PDUKM-së

Më: 19 mars 2017 Në ora: 13:40
Peter Vanhoutte

Peter Vanhoutte përmes një shkrimi të ri të publikuar në bllogun e tij, ka reaguar ndaj akuzave të OBRM-PDUKM-së, të cilët gjatë ditëve të fundit po akuzojnë faktorin ndërkombëtar për ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë. Vanhoutte shkruan se OBRM-PDUKM-ja nuk dëshiron të kuptojë shkrimet e tij dhe se është më e lehtë për ta të akuzojnë se ai punon për LSDM-së.

” 1-Nuk jam pushuar nga puna si ndërmjetësues nga BE-ja, por vetëm se marrëveshjes time i skadoi afati dhe nuk u vazhdua më tej, sepse njëra palë refuzoi të vazhdojë të angazhohet në proces në mënyrë konstruktive.
2-Asnjëherë nuk kam mbajtur anën e ndonjë partie, por gjithnjë e kam dhënë maksimumin tim për të ngelur i paanshëm dhe objektiv.
3-OBRM-PDUKM-ja refuzoi të vazhdojë punën me mua sepse kjo ishte më lehtë për ta: Nëse nuk të pëlqen mesazhi, vrite dërguesin e mesazhit” – pikërisht këtë e kanë bërë ata.”, shkruan më tej Vanhoutte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat