Grubi godet rëndë "Lëvizjen Besa" dhe Ivanovin

Maqedonia

Grubi godet rëndë "Lëvizjen Besa" dhe Ivanovin

Më: 19 mars 2017 Në ora: 13:49
Artan Grubi

Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov, nuk e dëshiron ndryshimin e pushtetit në vend, prandaj deri më tani nuk ia ka dhënë mandatin për krijimin e qeverisë shumicës së re parlamentare. Kështu ka thënë në një intervistë dhënë Zërit Artan Grubi, shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, njëherësh deputet i parlamentit të Maqedonisë.

Sipas Grubit, rol jo të vogël pse Zaevi sot nuk është kryeministër dhe pse ekziston mundësia që të ketë trazira ndëretnike ka luajtur "Lëvizja Besa”, respektivisht qëndrimi publik i tyre.

Grubi beson se shumë shpejt do të vazhdojë seanca parlamentare e ndërprerë, në të cilën pritet të zgjidhet për herë të parë në postin e kryetarit të Kuvendit një shqiptar. Duke folur rreth përfitimit të shqiptarëve me koalicionin e ri që pritet të ndodhë, Grubi ka treguar se tashmë janë marrë vesh me LSDM-në që gjuha shqipe të bëhet gjuhë zyrtare në çdo institucion dhe adresimi i  menjëhershëm i rasteve të kontestuara gjyqësore si: “Monstra”, “Sopoti”, “Lagjja e Trimave” në Kumanovë do të jetë një tjetër prioritet i qeverisë së re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat