Agjenda e komisionerit Han në Maqedoni

Maqedonia

Agjenda e komisionerit Han në Maqedoni

Më: 20 mars 2017 Në ora: 17:38
Komisioneri për zgjerim Johanes Han

Komisioneri për zgjerim Johanes Han dhe tre eurodeputetët Flekenshtajn, Kukan dhe Vajgëll të martën do të zhvillojnë takime maratonë me të gjithë krerët e partive politike parlamentare dhe presidentin Gjorge Ivanov, me një agjendë që fillon rreth mesditës dhe përfundon në orët e mbrëmjes.

Pavarësisht se nuk dihet mesazhi që do të sjellin përfaqësuesit e BE-së në vend, takimet janë paraparë të mbahen në Kuvend dhe do të fillojnë menjëherë pas takimit koordinues të grupeve parlamentare, për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

12:40 – takim me Menduh Thaçin

13:00 – takim me Bilall Kasamin

13:50 – takim me Zijadin Selën

14:55 – takim me Ali Ahmetin

16:10 – takim me Zoran Zaevin

17:45 – takim me Gjorge Ivanovin

20:15 – takim me Nikolla Gruevskin

21:45 – Deklaratë e Hanit dhe eurodeputetëve

Zëdhënësja e BE-së Maja Kocijançiq ka konfirmuar se komisionari Han dhe eurodeputetët për shkak të agjendës së ngarkuar nuk do të takojnë përfaqësues të shoqërisë civile. Han nuk do të takojë as organizatorët e protestës “Për Maqedoni të përbashkët”.

Siç kam thënë të premten ai do të takojë përfaqësuesit politik. Është e vërtetë se ka pasur kërkesa të tjera poashtu dhe shpesh kur ai udhëton në Maqedoni ne përpiqemi që të takohen sa më shumë palë të përfshira që është e mundur, përfshirë edhe përfaqësues të shoqërisë civile por këtë herë komisioneri do të takojë vetëm përfaqësues politik meqë agjenda nuk lejon më shumë – deklaroi Maja Kocijançiq, zëdhënëse e BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat