Kukan: Poposki më tha se me Kushtetutë mundet edhe pa Ivanovin të formohet qeveria

Maqedonia

Kukan: Poposki më tha se me Kushtetutë mundet edhe pa Ivanovin të formohet qeveria

Më: 21 mars 2017 Në ora: 12:20
Eurodeputeti Eduar Kukan

Eurodeputeti Eduar Kukan, i cili ishte një nga ndërmjetësuesit e Marrëveshjes së Përzhinos në intervistë për emisionin ‘Udhërrëfime evropiane’ tha se Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki i ka thënë se është e mundshme me Kushtetutë që deputetetët të mblidhen dhe të formojnë qeverinë, përderisa edhe nëse Gjorge Ivanov nuk e jep mandatin.

‘Kemi biseduar me kolegët tanë nga OBRM-PDUKM për mundësinë e formimit të Qeverisë dhe ata na thanë se ka edhe një opsion për të formuar qeverinë pa kryetarin. Kuvendi të mblidhet edhe nëse dikush në atë seancë kërkon, mundet të formohet qeveria. Unë kuptova nga Nikolla Gruevski se ka dy mundësi dhe se kjo gjithashtu është njëra nga mundësitë. Kuptohet, larg senzibilizimit dhe shumë vështirë, por tani dëgjoj se Zaev dhe partitë shqiptare mendojnë për këtë mundësi’, tha Kukan.

Gjatë kësaj, gazetari Boban Nonkoviq tha se ajo mund të krijojë luftë, reagim shumë të fuqishëm të popullit dhe se këtë opsion qytetarët çka janë jashtë Kuvendit nuk do ta ndjekin atë me qetësi. Por Kukak ka përsëritur se Poposki ka thënë se ajo është mënyra kushtetuese dhe se përgjegjësi të të gjithë liderëve partiak nga pushteti dhe opozita, si dhe partitë shqiptare të mos lejojnë çfarëdo qoftë përplasje ose zhvillim të keq të ngjarjeve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat