Sot duhet të rifillojë me punë Kuvendi i Maqedonisë

Maqedonia

Sot duhet të rifillojë me punë Kuvendi i Maqedonisë

Më: 21 mars 2017 Në ora: 13:20
Kuvendi i Maqedonisë

Më në fund, pas 81 ditëve deputetët do të kthehen në vendin e punës, për të rifilluar punënë rreth konstituimit të Kuvendit të Maqedonisë ku pika të rendit të ditës duhet të jenë: Zgjedhja e Kryetarit dhe shpallja e zgjedhjeve lokale që tashmë janë vonuar.

Iniciativën për ri-nisjen e punës së Kuvendit e ka dorëzuar LSDM-ja e Zoran Zaev me 67 nënshkrimet e deputetëve të BDI-së, Besës dhe Aleancës për Shqiptarët.

Nga ana tjetër, kryesuesi i Kuvendit, Trajko Veljanoski për sot ka thirrur seancë të komisionit për emërim dhe zgjedhje ku duhet të diskutohet për emërime dhe zgjedhje të këtij komisioni.

Përndryshe, për dy muaj të zgjedhurit e Kuvendit deri tani kanë përfituar: 312.000 euro për paga për dy muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat