Hahn: Të gjithë liderët duhet të pranojnë shumicën, Ivanov të rishqyrtojë pozicionin e tij

Maqedonia

Hahn: Të gjithë liderët duhet të pranojnë shumicën, Ivanov të rishqyrtojë pozicionin e tij

Më: 22 mars 2017 Në ora: 08:38
Eurokomisioneri, Johannes Hahn

Eurokomisioneri, Johannes Hahn, në profilin e tij në twitter ka shkruar se të gjithë liderët duhet të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve të fundit si dhe inkurajuar kryetarin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov që të rishqyrtojë urgjentisht qëndrimin e tij.

‘Të gjithë liderët e vendit, përfshirë Presidentin, duhet të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve të fundit+të pranojnë shumicën parlamentare’. ‘Ne inkurajojmë Presidentin të rishqyrtojë pozicionin e tij urgjentisht. Formimi i shpejtë i koalicionit të ri, është e vetmja mënyrë të kthehet në rrugën e #BE’, 2/2 shkruan Hahn në Twitter. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat