Organizohen aktivitete informative për afarizmin në Maqedoni në aspekt të çështjes së ligjeve

Maqedonia

Organizohen aktivitete informative për afarizmin në Maqedoni në aspekt të çështjes së ligjeve

Më: 22 mars 2017 Në ora: 09:15
Ilustrim

Me aktivitetin informativ ”Të drejtat dhe obligimet që dalin nga Ligji për marrëdhënie pune dhe Ligji për mbrojtje dhe siguri”, në veles fillon cikli informativ në këtë sektor.

Organizatorë të aktivitetit janë Oda Ekonomike e Maqedonisë, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, Oda Ekonomike për teknologji informatike dhe të komunikimit, si edhe Epiqendra Internacional.

Sipas AIM-së, aktiviteti është pjesë e projektit të USAID-it, ”Partneritet për rregullativë më të mirë afariste”, ndërkaq qëllimi i aktivitetit është tejkalimi i vështirësive me të cilat përballen kompanitë e vogla, të mesme, mikrokompanitë dhe start-up kompanitë gjatë zbatimit të ligjeve dhe forcimi paralel i dialogut publiko-privat.

Deri në qershor, parashihet që të organizohen 18 aktivitete të këtilla në Veles, Kum,anovë, Tetovë, Kavadar, Manastir, Strugë, Ohër, Strumicë, Shtip dhe Shkup. Do të përfshihen sektorët e bujqësisë, tekstilit, ndërtimtarisë, teknologjisë informatike dhe turizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat