Zaevi përsëri në prokurori, do të shqyrtojë faktet kundër tij

Maqedonia

Zaevi përsëri në prokurori, do të shqyrtojë faktet kundër tij

Më: 22 mars 2017 Në ora: 11:27
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, do të paraqitet përsëri në Prokurorinë themelore publike (PTHP) për lëndën e hapur nga kjo prokurori për keqpërdorime të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore.

Zaevi duhet që të shqyrtojë dëshmitë e lëndës. Ai dhe persona tjerë të partisë ngarkohen me akuzën e keqpërdorimit të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore.

Procedura parahetimore është bërë e ditur nga vetë PTHP-ja e cila bëri të ditur se, siç thonë, në vazhdimësi janë ndërmarrë veprime për verifikimin dhe mbledhjen e raporteve, të dhënave dhe dëshmive, ndërkaq janë marrë në pyetje mbi 70 dëshmitarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat